Barazimi me Egnatian kushton shumë, mbrojtësi i Dinamos thyen hundën

schedule10:08 - 2 Shkurt, 2022

schedule 10:08 - 2 Shkurt, 2022

Dinamo u përball me Egnatian në sfidën e javës së 18-të të Abissnet Superiores, sfidë e cila përfundoi në barazim.

Mes shumë kontestimesh që kishin lojtarët e skuadrave në këtë ndeshje, për Dinamon duket se fati ka qenë kundër saj.

Mbrojtësi Edis Maliqi mori një goditje më brryl në fundin e pjesës së parë, që duket se ka lënë me pasoja lojtarin e bluve.

Ish-mbrojtësi i Kukësit pas vizitave mjekësore që ka bërë ka mësuar se ka thyer hundën, dhe në ndeshjen e javës së 19-të do të jetë një mungesë e sigurt për trajnerin Bledi Shkëmbi.

Kujtomë se me probleme te Dinamo janë edhe Ibraimi, Imami, Isaevski apo Haxhiu. Edhe Sofranac luajti me temperaturë në sfidën e fundit. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!