“Barazimi ishte i drejtë”, Selmani: U mundova të luaj thjeshtë, kisha emocione

schedule13:17 - 6 Qershor, 2021

schedule 13:17 - 6 Qershor, 2021

Shqipëria barazoi dje me shifrat 0-0 ndaj Uellsit në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Kardif. Një nga risitë, por edhe më të mirët në fushë ishte Gentian Selmani, portieri i Boluspor në Turqi. 23-vjeçari, i cili pas ndeshjes fitoi meritat e trajnerit Reja, tregon për FSHF përshtypjet e tij rreth ndeshjes së djeshme.

“Ishte ndeshje e luftuar. Barazimi ishte i drejtë sepse të dy ekipt nuk krijuan shumë raste. U munduam të bëjmë lojën tonë, por nuk finalizuam dot. Këto ndeshje janë në funksion të eliminatoreve të Botërorit.

Në këtë grup kemi disa lojtarë shumë të mirë dhe besoj se mund të paraqitemi shumë mirë në eliminatoret e shtatorit. Ishte ndeshja ime e parë me kombëtaren e madhe. Normalisht kisha emocione duke e ditur se do isha në formacion.

U mundova t’i menaxhoj sa më mirë, duke u munduar të luaj sa më thjesht dhe besoj se e ndihmova ekipin në këtë barazim të marrë. Do vazhdoj të punoj fort dhe shpresoj të jap perfomanca akoma më të mira”, u shpreh Selmani. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!