E pabesueshme ajo që i ndodhi Everton mbrëmjen e djeshme kundër Newcastle. Skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti po fitonte me rezultatin 2-0 edhe pas kohës së rregullt, por në minutat 94 dhe 95-t ata pësuan dy gola dhe u ikën dy pikë nga duart.
Dëshpërim i madh te lojtarët e Everton, çka e tha edhe trajneri italian pas ndeshjes. Jo vetëm kaq, por nuk munguan as notat e humorit. Ancelotti kujtoi finalen e Champions League që Milani e ka humbur kundër Liverpool në vitin 2005.
“Sigurisht që lojtarët janë të mërzitur. U thashë lojtarëve që kam më shumë eksperiencë se ata dhe se ‘kam humbur finalen e Champions League kur po fitoja 3-0’. Kështu që mund të ndodhë diçka e tillë disa herë”, tha me shaka trajneri i Everton. /abcnews.al
Carlo Ancelotti after Everton conceded twice in the final minute to draw 2-2 with Newcastle: 'Of course, the players are sad. But I said to them, I lost the final of the Champions League winning 3-0, so it can happen sometimes' https://t.co/F8RRZ5yUj9 pic.twitter.com/vDITzRBVdk
— Guardian sport (@guardian_sport) January 22, 2020