Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Barazim historik për Newcastle, “laraskat” kthehen në Champions League pas 20 vitesh

schedule08:01 - 23 Maj, 2023

schedule 08:01 - 23 Maj, 2023

Ndeshja tepër e rëndësishme mes Newcastle dhe Leicester është mbyllur mbrëmjen e djeshme me rezultatin e barabartë 0-0.

Të dyja skuadrat luftonin për objektiva të ndryshme dhe barazimi ishte totalisht në favor të vendasve.

“Laraskat” me këtë pikë që morën ndaj Leicester, shkojnë në 70 pikë dhe kualifikohen matematikisht në Champions League pas 20 vitesh mungesë.

“Dhelprat” nga ana tjetër rrezikojnë realisht rënien nga Premier League, të cilët janë me 31 pikë, po aq sa Leeds, 2 më pak se Everton.

Një ndeshje ka mbetur nga përfundimi i kampionatit elitar anglez dhe dy nga këto tre skuadra do t’i bashkohen Southampton në një kategori më poshtë se Premier League./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!