Nënkampionia e Kosovës, Drita ka mundur të marrë një barazim historik ndaj gjigantëve të Feyenoord në “Fadil Vokrri”, duke barazuar me shifrat 0-0 dhe e lënë çështjen e kualifikimit në Holandë.
Gjatë gjithë ndeshjes skuadra nga Gjilani tregoi personalitet dhe në momente të veçanta ishte si e barabartë me gjigantët nga vendi i tulipanëve. Feyenoord e patit pamundur të gjejë hapësira, duke mos marrë dot më shumë se barazimi 0-0.
Ndërkohë Shkupi, një tjetër ekip shqiptar, u mund me shifrat 0-3 në shtëpi nga Santa Clara. Shqiptarët e Maqedonisë iu nënshtruan portugezëve, që treguan diferencat e mëdha mes dy skuadrave dhe ligave përkatëse. /abcnews.al