Barack Obama: Nësë gratë do të ishin në pushtet ,bota do të qeverisej më mirë

schedule13:08 - 16 Dhjetor, 2019

schedule 13:08 - 16 Dhjetor, 2019

Nëse gratë do të drejtojnë çdo vend në botë do të ketë një përmirësim të përgjithshëm të standardit të jetesës dhe rezultateve, ka thënë ish Presidenti i SHBA Barack Obama.

Në një interistë në Singapor, ai tha që gratë nuk janë perfekte, por janë “pa dyshim më të mira” sesa burrat.

Ai tha se shumica e problemeve në botë vinin nga njerëz të moshuar, kryesisht burra, duke qënë në pushtet.

Ai gjithashtu foli për polarizimin politik dhe përdorimin e mediave sociale në përhapjen e gënjeshtrave.

Duke folur në një ngjarje private për udhëheqjen, zoti Obama tha se ndërsa ishte në detyrë ai kishte ideuar se si do të dukej një botë e drejtuar nga gratë.

“Tani gra, unë thjeshtë dua që ju të dini; ju nuk jeni perfekte, por ajo që mund të them dhe e padiskutueshme është se ju jeni më mirë se ne [burrat].

“Jam plotësisht i sigurt se për dy vite nëse çdo komb në tokë do të drejtohej nga gratë, ne do të shihnim një përmirësim të konsiderueshëm në çdo gjë.

Kur u pyetën nëse do të mendonte ndonjëherë të kthehej në udhëheqje politike, ai tha se besonte në liderët që largoheshin kur të vinte koha.

“Është e rëndësishme që liderët politikë të përpiqen dhe të kujtojnë veten se ata janë atje për të bërë një punë, por nuk janë atje për gjithë jetën.

Po sikur gratë të sundonin botën?

Obama shërbeu si president i SH.B.A. nga 2009 deri në 2017.

Që kur u larguan nga Shtëpia e Bardhë, ai dhe ish zonja e parë Michelle Obama kanë ngritur një fondacion për të vëzhguar udhëheqësit e rinj në të gjithë botën.

Dyshja ishin në Kuala Lumpur javën e kaluar për një ngjarje të Fondacionit Obama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!