Barack dhe Michelle Obama festojnë 29-vjetorin e martesës. Michelle e ka kujtuar këtë ditë të veçantë, duke treguar se janë një çift shumë i dashur.
Ish-Zonja e Parë e SHBA postoi në llogarinë e saj personale në Instagram një kolazh, i cili kombinon një fotografi nga fillimi i lidhjes së tyre dhe një tjetër të fundit.
Në mbishkrimin e fotografisë, Michelle Obama shkroi : ” Si filloi vs si shkon. Gëzuar ditëlindjen, Barak. Te dua “.
View this post on Instagram
Nga ana e tij, Barack Obama bëri gjithashtu një postim të ndjerë për përvjetorin e tyre të martesës, duke shkruar për gruan e tij: “Gëzuar përvjetorin, Michelle. Në këto 29 vjet, më ka pëlqyer të shoh njerëzit që ju njohin jo vetëm si Vajza e Jugut, por edhe si nënë, avokate, biznesmene, shkrimtare, Zonja e Parë dhe shoqja ime më e mirë. Unë nuk mund ta imagjinoj jetën time pa ty.”