Banori që u vetëprangos në tarracën e shtëpisë: Familja në trysni, ishim te psikologu

schedule18:06 - 28 Janar, 2022

schedule 18:06 - 28 Janar, 2022

Një prej banorëve të lagjes “5 Maji” në Tiranë që u vetëprangos në tarracën e shtëpisë ditën që do t’i shembej, i pranishëm në Komisionin e Ligjeve ka treguar më shumë detaje.

“Ditën që më kanë prishur shtëpinë, kam marrë prangat dhe jam vetë-prangosur në tarracën e shtëpisë. Ishin pranga plastike. Unë zotëroj dhe një video ku shihen 11 punonjës policie që më kanë arrestuar e dhunuar. Nuk e kuptoj se përse 11 punonjës policie nuk mund të bëjnë shoqërimin normal të një personi. Jam futur në banesë dhe kam nxjerrë me dhunë nënën time, motrën, vëllain jo, sepse unë kam tre qen një shtëpi dhe vëllai nxori qentë që të mos iu duheshin efektivëve të policisë. E kam parë veten në video se si më kanë dhunuar.

E kam gati kallëzimin penal po se kam dorëzuar sepse  gjithë familja ime ndodhet në trysni psikologjike të rëndë, madje kemi  qenë te psikologu dhe kemi kërkuar disa momente qetëse për të dhënë deklarimet tona. Kamë dhe videot që e qartësojnë të gjithë situatën”, tha ai mes të tjerash. /abcnews.al