Banori i Dropullit denoncon: Më mori pa dijeni kartat e identitetit të familjarëve për të regjistruar kandidatin

schedule10:04 - 30 Mars, 2023

schedule 10:04 - 30 Mars, 2023

Një 67 vjeçar nga Dropulli ka denoncuar një bashkëqytetar të tijin se e ka mashtruar dhe i ka marrë kartat e identitetit të familjarëve kundrejt shpërblimit.

Sipas policisë ka nisur procedimi penal ndaj shtetasit me iniciale K.XH. 67 vjeç, banues në fshatin Peshkëpi e Sipërme, Dropull.

Bëhet me dije se ky shtetas ka marrë kartat e identitetit të familjarëve të tij dhe i ka përdorur ato pa dijeninë e tyre, për të plotësuar formularët për regjistrimin e kandidatit të një subjekti politik, në procesin zgjedhor.

Shërbimet e Postës së Policisë Dropull referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. Xh., 67 vjeç, banues në fshatin Peshkëpi e Sipërme, Dropull, për veprën penale “Marrja ose përdormi i paligjshëm i dokumenteve të identifikimit”, pasi ka bërë kallëzim shtetasi V. F., 67 vjeç, banues në fshatin Peshkëpi e Sipërme, se shtetasi K. Xh. ka marrë kartat e identitetit të familjarëve të tij dhe i ka përdorur ato pa dijeninë e tyre, për të plotësuar formularët për regjistrimin e kandidatit të një subjekti politik, në procesin zgjedhor”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!