Banorët në Lusen të Kukësit protestë kundër ndërtimit të një HEC-i

schedule13:30 - 17 Mars, 2019

schedule 13:30 - 17 Mars, 2019

Banorët e fshatit Lusen në Kukës kanë protestuar në qendër të fshatit kundër ndërtimit të një hidrocentrali, punimet e të cilit kanë nisur para pak ditësh.

Sipas banoreve, ky hidrocentral, i dyti në fakt brenda një kohe të shkurtër, i sjell dëme të pallogaritshme fshatit. Ato pak burime që janë në ketë zonë do të futen në tubacione e nuk do të kenë mundësi përdorimi nga fshatarët, qoftë për vaditje, gjënë e gjallë apo edhe si përdorim për ujë të pijshëm.

Në Kukës deri tani janë ndërtuar 13 hidrocentrale të vegjël, dhe shtatë të tjerë janë në proces ndërtimi. Banorët e Lusenit thonë se nuk do të tërhiqen nga protestat deri kur ky HEC të anulohet./abcnews.al