Banorët në Australi të frikësuar, shtëpitë e tyre të rrezikuara nga erozioni

schedule20:21 - 17 Korrik, 2020

schedule 20:21 - 17 Korrik, 2020

Shumë shtëpi përgjatë bregdetit të New South Wales në Australi, janë të rrezikuara për shkak të erozionit të plazhit.

Sipas mediave huaja,bëhet fjalë për banorët në periferitë e Wamberal në Bregun Qendror të NSW të cilët janë të brengosur se shtëpitë e tyre mund të “rrëshqasin” në det.

Një gjë e tillë, siç bëhet e ditur, ndodhi pasi kushtet ekstreme të motit, gjatë ditëve të fundit, gërryen plazhin.

Si pasojë, banorët e disa shtëpive u urdhëruan të evakuohen dhe paralajmëruan se strukturat mund të shemben. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!