Banorët e Unazë në mbështetje të ish deputetit, Balliu: Më 25 prill Rama do të marrë dënimin e tij

schedule14:19 - 4 Nëntor, 2020

schedule 14:19 - 4 Nëntor, 2020

Gjykata e Tiranës ka vendosur të shtyjë për javën e ardhshme seancën gjyqësore ndaj banorëve të Unazës së Re, ku mes të akuzuarve është edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu.

Ndërkohë në seancën e kësaj të merkure para gjykatës në mbështetje të ish deputetit Klevis Balliu ishin mbledhur shumë banorë të Unazës.

Ato në kor brohorisnin; “O Klevis, o hero, gjithë Unaza ty të do!”

Balliu në deklartën e tij për mediat e ka cilësuar çështjen si gjyq politik, ndërsa shtoi se është e padrejtë që qytetarët të futen në burgje, kurse ata që kanë vjedhur po shijojnë jetën.

Këto janë gjyqe politike. Këta kanë bërë me mijëra dosje e qindra procese gjyqësore, që do na duheshin katër breza për t’i bërë. Unë personalisht kam mbi 400 procese gjyqësore. Kjo bëhet vetëm për të detyruar gjykatën që t’i quajë banorët e Unazës “përsëritës”. Këta qytetarë po futen nëpër burgje, po ku janë ata që kanë vjedhur. Nuk është normale që ata të shijojnë jetën dhe këta qytetarë të futen në burg. Këtu na mbajnë nëpër gjyqe, çdo ditë jemi këtu te gjykata. Çdo ditë qytetarët po përballen me padrejtësinë. Ata iu prishën shtëpitë qytetarëve që të ndërtonin vilat oligarkët. Çështja e Unazës do të mbyllet vetëm kur përgjegjësit të jenë në burg“, është shprehur Balliu.

Ish-deputeti sulmoi kryeministrin Edi Rama, duke thënë se më 25 prill do të marrë ndëshkimin që s’e ka marrë askush më parë.

“PD ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë me banorët e Unazës, sepse është me të drejtën. Ne do ta arrijmë këtë, duke larguar Edi Ramën. Më 25 prill Edi Rama do të ndëshkohet siç nuk është ndëshkuar askush. Më 26 prill do duhet të mbyllet në zyrë me avokatët dhe të përballet me drejtësinë. Nuk ka gjë që e ndal votën kundër Ramës, s’ka gjë që e ndal këtë uragan. “Rama ik” është interes kombëtar. Largimi i Ramës nuk është çështje politike, por interes kombëtar, sepse ky njeri është fatkeqësi kombëtare, që i ka lënë qytetarët të vdesin dyerve të spitaleve, i ka lënë gratë në grevë urie. Këtij absurditeti dhe narkoshteti i ka ardhur fundi. Koha që qytetarët të futen nëpër burgje ka marrë fund, tani është koha që politikanët të futen në burg”, tha ish-deputeti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!