Banorët e Sukthit në protestë, nuk lejojnë depozitimin e plehrave në zonën e tyre

schedule15:49 - 4 Qershor, 2020

schedule 15:49 - 4 Qershor, 2020

Banorët e fshatit Vadardhë të Sukthit nuk lejojnë  mbetjet urbane të Durrësit të depozitohen në vendgrumbullin e tyre.

Prej tre netësh kompania e pastrimit në pamundësi për të gjetur një vend në Porto Romano, vendosi ti depozitonte në Sukth.

Por kjo është kundërshtuar nga banorët të cilët ruajnë çdo natë komionët me mbeturina për të mos i lejuar të shkarkohen në fshatin e tyre.

Këtu është bërë një katastrofë nuk e dui çtë them, duhet të vijnë specialistët ti shikojnë”, është shprehur një nga banorët e zonës.

Një tjetër qytetar ka theksuar se një gjë e tillë shkakton probleme me shëndetin e fëmijëve të tyre.

Nuk i duam se ka të bëjë me shëndetin e fëmijëve tonë. Se çfarë bëhet këtu një zot e di”, është shprehur qytetari.

Ndër të tjera banorët thonë se nuk kanë zgjidhje tjetër pasi pushteti vendor nuk reagon.

Kyetari i njësisë adimistrative Sukth Rrapo Osmani sqaroi se situata e krijuar ka ardhur si pasojë e bllokimit të Landfillit të Durrësit.

Është një shqetësim real, landfilli i Sukthit ka pas një problem pasi digjeshin mbetjet dhe kishte shumë ndotje për zonën. Ne kemi pezulluar për disa muaj hedhjen e mbeturinave tek ky landfill dhe sa të bëhet rrethimi pasi ka qenë pa rrethim”, është shprehur ai.

Në reagimin e saj Bashkia e Durrësit tha se është në bisdemi me qeverinë për të zgjidhur përfundimisht problemin se ku do të depozitohen mbeturinat e qytetit.

Ndërsa i ka kërkuar Ministrisë së Financave një fond të posaçëm që do të bëjë të mundur depozitimin e mbetjeve në vendpozitimin më të afërt me Durrësin./abcnews.al