Flakët dhe tymi po shkatërrojnë Jakutia, rajonin më të madh të Siberisë i njohur për temperaturat shumë të ulëta gjatë dimrit. Zjarret, aktive tashmë prej javësh, janë të përmasave shumë të mëdha, të njëjtë si me ata në Greqi, Turqi, Itali, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadasë të mbledhura së bashku. Në këtë zonë sipas ministrisë së emergjencave, janë shkatërruar 2.5 milion hektarë pyje.
Dhjetëra qyteza janë evakuuar dhe ajri është shumë i ndotur, në një moment që flakët në jug lindje të Siberisë, vijojnë të përhapen pa pushim, duke shkatërruar shtëpi, pyje dhe bimësi. Sipas ekspertëve zjarret e kësaj vere janë më të këqijtë që nga viti 2012.
Moska kërkoi ndërhyrjen e ushtrisë dhe helikopterëve ushtarakë për të shuar zjarret. Sipas burimeve zyrtare ruse, janë 250 zjarret aktive në një zonë prej më shumë se 5 mijë kilometra katrorë. I nxehti jo i zakonshëm dhe thatësira, si pasojë e ndryshimeve klimatike nuk kanë kursyer as zonat më të ftohta të planetit. Ndërsa janë me mijëra ata që kanë humbur çdo gjë.
Në një letër dërguar presidentit rus Vladimir Putin, banorët në juglindje të Siberisë janë shprehur se nuk mund të marrin dot frymë për shkak të ajrit të ndotur. Autoritetet vendore siberiane i kanë kërkuar më shumë se 320 mijë qytetarëve të qëndrojnë të mbyllur në shtëpitë e tyre./abcnews.al