Banorët e Lukovës festojnë me këngë e valle Ditën e Ullirit

schedule13:35 - 28 Tetor, 2018

schedule 13:35 - 28 Tetor, 2018

Një nga zonat më të pasura me plantacione Lukova, ka festuar Ditën e Ullirit. Përmes “Turit të Ullirit”, pjesëmarrësit patën mundësinë të njihen me karakteristikat e varieteteve të ndryshme si dhe të bëhen pjesë aktive të një konkursi për vjeljen e ullirit. Më tej është ndjekur nga afër procesi i përpunimit të vajit të ullirit dhe degustimi i tij. Kryetari i bashkisë së Himarës Jorgo Goro, e ka cilësuar festën si një aktivitet promovues për vlera e trevës që veç turizimit, detit dhe malit tashmë ka mundësinë të përcjellë një tjetër vlerë, si ulliri. Ai tha që kjo festë tashmë do të kthehet në traditë pasi zona është nga më të pasurat në vend./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!