Banorët e Librazhdit kalojnë urën me “dorë në zemër”: Kur ka zgjedhje vënë ndonjë dërrasë

schedule21:28 - 27 Janar, 2021

schedule 21:28 - 27 Janar, 2021

Banorët e Librazhdit jetojnë buzë lumit Shkumbin, por ura që i lidh me pjesën tjetër të qytetit s’është e sigurt. Ata thonë se nuk kanë as rrugë. “Havaja ka rënë nga ura, mirë që jam e re po kjo komshija ime që është invalide del me shkop. Komshijes tjetër i ra të fikët. Erdhën e morën me batanije se s’ka as urë”, shprehet një banore.

https://www.youtube.com/watch?v=mGI1fKNBblo

“Nuk interesohet askush as bashkia asnjeri. Toka është shemb nga uji i përroit. Jam pensioniste me diabet burrin e kam të sëmurë ka një vit që s’del nga shtëpia. 5 minuta jemi larg nga bashkia një lumë na ndan”, thotë një tjetër.

Gjatë 30 viteve të fundit kësaj ure i janë bërë vetëm riparime të pjesshme, kryesisht në periudhat para zgjedhjeve. “Tek ura i kanë rënë librat kalamajve. Kur ka zgjedhje i vënë ndonjë dërrasë”.

“Kemi që në 1967 që banojmë këtu. Kemi kërkuar gjithnjë po s’kemi arritur zgjidhje. Vijnë vetëm për punë votash”.

Nga shkarja e dherave banesat e tyre kanë pësuar dëme. Në këtë lagje të Librazhdit jetojnë 25 familje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!