Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Banorët e Libohovës vetëm 1 orë ujë në ditë: S’kemi për të pirë dhe për t’u larë

schedule16:30 - 13 Korrik, 2021

schedule 16:30 - 13 Korrik, 2021

Vetëm një orë ujë të pijshëm në ditë në një kohë që temperaturat janë shumë të larta. Banorët e Libohovës thonë se është e patolerueshme që në 24 orë të kenë vetëm disa minuta ujë.

“Nuk ka rregull jemi ankuar nga hera e asgjë s’bëhet. Vjen vetëm një orë. Të kemi të lahemi e të pimë,” thotë banori.

”1 orë në ditë nuk është e mjaftueshmë. Po ka e më keq. Vëllai motra ime thonë s’kemi,” shprehet një tjetër.

Ndërsa drejtori ujësjellësit, Aldi Sinani, ndryshe nga banorët thotë se uji ju vjen në çezma dy herë në ditë. Ai sqaron se kjo situatë vjen dhe për shkak të humbjeve në rrjet.

“Uji vjen dy herë në ditë me orare. Rrjet i 1985 janë të amortizuara,” thekson ai.

Për zgjidhjen e kësaj problematike në Libohovë ka nisur një investim për riparimin e rrjetit të ujësjellësit dhe ndërtimi i depove të reja. Investimi pritet të përfundojë në fund të vitit. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!