Banorët e Krujës prej dy javësh pa ujë: Jemi në kohë pandemie, piku i verës

schedule16:30 - 18 Korrik, 2021

schedule 16:30 - 18 Korrik, 2021

Nga Ahmet Zani

Banorët e Krujës vazhdojnë të mos kenë ujë prej më shumë se dy javë. Ata detyrohen të përdorin çesmat në rrugë që furnizohen nga dy burimet. Shëndeti i tyre është në rrezik pasi uji I burimeve nuk është i kontrolluar.

“Gruaja që lan shapkat në çesmë dhe thotë 1 herë në dy ditë na vjen uji. Kam 40 vjet që mbush ujë. këtu tek burimi rri gjithë ditën”

“Vjen 40 min në dy ditë. Komplet kjo lagje vuan për pikën e ujit”.

“S’kemi as me la veten”.

“Jemi në kohë pandemie është piku i verës. Nevoja për ujë është e jashtëzakonshme”.

Abc bisedoi me drejtorin e mbrojtjes së konsumatorit në Bashkinë e Krujës, Hasan Stafën i cili tha se ditën e hënë kjo problematikë do të marrë zgjidhje.

“Po punohet për tu riparuar dhe të hënë krutanët do të kenë ujë”.

Për mungesën e ujit dy ditë më parë u mbajt dhe një protestë. Bashkia e justifikoi mungesën me ndërhyrjet e paligjshme në rrejt. /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!