Banorët e Kievit ikin nga kryeqyteti ukrainas

schedule08:05 - 24 Shkurt, 2022

schedule 08:05 - 24 Shkurt, 2022

Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi operacionin ushtarak në Ukrainë në orën 5:55 të mëngjesit me orën e Moskës dhe minuta më vonë, sipas raporteve, u lëshuan granatimet dhe raketat e para në Ukrainë. Në kryeqytetin e Kievit, një sirenë emergjente është ndezur dhe fotografitë tregojnë një kolonë makinash që bllokon një autostradë ndërsa njerëzit largohen nga qyteti.

Dëshmitë e mediave sociale flasin për një ndjenjë paniku në rritje, me disa që thonë se ata po dërgohen me nxitim në strehimoret e bombave dhe në bodrume raporton “BBC”. Pamjet televizive kanë treguar njerëz duke u lutur në rrugë, të grumbulluar në grupe.

Gazetari i “The Guardian”, Luke Harding në Kiev, thotë në Twitter se ka pak njerëz në rrugë dhe njerëzit janë në radhë para bankomateve.  / abcnews.al