Të rriturit dhe fëmijët e Gjormit të Kurbinit qëndruan gati 10 ditë të izoluar për shkak të përmbytjeve.
“Nja 10 ditë po. Na hyri shiu brenda dhe qëndroja sipër divan”, është shprehur një fëmijë.
Tani që situata është normalizuar banorët nuk dinë ende se sa dëme kanë pësuar. Sipas tyre Bashkia e Kurbinit nuk ka dërguar asnjë grup pune për verifikim.
Ish kryeplaku i fshati Gjorm, Sulejman Paja thotë se ka bërë një bilanc paraprak për dëmet nga përmbytjet.
“Sa herë ka shira ka përmbytje. Këtu janë rreth 60-80 hektar që përmbytjen. Dëmet janë në bazën ushqimore dhe të mbjella, jonxhë dhe pemtore”, ka thënë ai.
Dëmet më të mëdha sipas Pajës janë në zonën pranë kanalit kullues i cili sipas tij nuk pastrohet mirë.
“Shkaku është se kanalet janë papastruara dhe kur vijnë eskavatorët marrin pak naftë dhe nuk pastrohen mire. Nëse pastrohej tamam nuk do kishte përmbytje. Dhe po të kishte uji do largoheshe për 2-3 orë”, ka thënë ai.
Një prej banorëve më të vjetër tregon se në sistemin e mëparshme nuk kishte përmbytje.
“Ferma atëherë ka mbjellë grurë deri në cep të kanalit asnjëherë s’ka pasur përmbytje. E në vitin 1966 që pati një përmbytje e pastruan për 3 orë”, është shprehur një banor.
Që të minimizohen përmbytjet banorët e Gjormit kërkojnë pastrim të total të kanalit kullues 1 kilometra të gjatë./abcnews.al