Banorët e fshatit gjerman blejnë gjithë birrën për të bojkotuar festivalin neonazist

schedule12:10 - 24 Qershor, 2019

schedule 12:10 - 24 Qershor, 2019

500 manifestuesit neonazistë në festivalin “Mburojë dhe Shpatë” nuk kanë mundur të konsumojnë asnjë birrë. Kjo sepse banorët e fshatit të vogël gjerman ku u zhvillua festivali, vendosën të blejnë gjithë sasinë e birrës në vend, pikërisht për të bojkotuar këtë festival.

Kanë blerë 100 kuti me birra, duke boshatisur supermarketin e qytetit, për të lënë duarbosh pjesëmarrësit e festivalit neonazist “Shild und Shvert” – “Mburojë dhe shpatë”. Festivali u zhvillua në një fshat të vogël gjerman, Ostritz. Protagonistë të protestës, sipas mediave gjermane janë vetë banorët e fshatit. Më këtë mënyrë 500 pjesëmarrësit në manifestim, pavarësisht temperaturave të larta, nuk kanë mundur të konsumojnë asnjë birrë.

Policia gjermane gjithashtu kishte ndaluar pijet alkolike në mbledhjet e neeonazistëve duke sekuestruar 4400 litra birrë. Autoritetet vendore kanë falenderuar banorët për gjestin e tyre, duke i inkurajuar që të kundërshtojnë çdo politikë ekstremiste në mënyrën më paqësore të mundshme. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!