Banorët e Bërxullës protestojnë para kryeministrisë

schedule15:48 - 16 Nëntor, 2022

schedule 15:48 - 16 Nëntor, 2022

Të paqartë se çfarë do të ndodhë me pronat e tyre, banorët e fshatit Bërxullë të Vorës e zhvendosën përpara Kryeministrisë protestën e tyre këtë të mërkurë.

Sipas tyre devijimi i projektit të aksit Thumanë-Kashar prek dhjetëra banesa dhe shumë sipërfaqe tokë bujqësore.

Banorët thonë se nuk do të lejojnë zhvillimin e këtij projekti pa marrë kompensim për pronën sipas çmimit të tregut.

“Nuk e kam lënë dhe nuk do ta lejoj të zhvillohet prona.” 

“Këtu është vjedhje.”

Banorët protestojnë prej më shumë se një muaj, ndërsa shprehen se nuk do të tërhiqen dhe do të mbrojnë pronat e tyre me çdo kusht.

“Nuk do ta lëshojmë tokën tonë, le të shkojë gjaku deri në gju. Shteti na ka shitur.”

Aksi Thumanë-Kashar është pjesë e autostradës Milot-Fier. Kjo autostradë është gjithashtu pjesë e Korridorit Blu që lidh Shqipërinë me Kroacinë në veri dhe Greqinë në jug./Abcnews.al/