Banor i zonës, një i shoqëruar për vrasjen e dyfishtë në Lezhë

schedule10:07 - 28 Prill, 2020

schedule 10:07 - 28 Prill, 2020

Policia ka shoqëruar 30 persona për t’i pyetur në lidhje me vrasjene dyfishtë gjatë pasdites së djeshme në Lalm të Vjetë të Lezhës.

Preng Simoni dhe Kol Murrani u gjetën pajetë pranë fshati dhe policia konfirmoi se ishin vrarë me armë zjarri.

Ekzekutimi i tyre dyshohet se ka ndodhur gjatë mesditës. Momentalisht policia ka të dyshuar si autor të vrasjes një person që është banor i zonës.

Dyshohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur për shkak të konflikteve të vjetra mes palëve, ndërsa nga të dhënat e para të policisë objektivi i atentatit duket të ketë qenë Kol Murrani.

Viktimat kishin shkuar në fshat për të parë shtëpitë e vjetra me një motor. Sipas burimeve, ata janë qëlluar me breshëri automatiku dhe nga plagët e marra në disa pjesë të trupit kanë gjetur vdekjen e menjëhershme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!