Bankieri nis javën me dhimbje koke, sa fitoi zonja Mimoza në “Kutia 21”

schedule20:55 - 6 Qershor, 2022

schedule 20:55 - 6 Qershor, 2022

Zonja Mimoza provoi fatin këtë të hënë në “Kutia 21”. Ajo ka pasur një lojë me shumë emocione dhe humor, ku padyshim nuk kanë munguar as batutat e bankierit.

Fatmirësisht, Mimoza doli e fituar, pasi zgjodhi ofertën prej 285 eurosh. Ndërkohë në kutinë e saj kishte vetëm 5 euro.

Kjo bëri që bankieri ta niste javën me dhimbje koke dhe nuk nguroi ta shprehte hapur.

Për të parë gjithçka ndodhur në “Kutia 21” ndiqni në videon e mëposhtme. Game show vjen nga e hëna në të premte në orën 20:00 në ABC!

/abcnews.al