Banka Botërore përgatit 3 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën

schedule02:05 - 2 Mars, 2022

schedule 02:05 - 2 Mars, 2022

Grupi i Bankës Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar po përgatisin mbështetje financiare për Ukrainën. Në një deklaratë të përbashkët, drejtuesit e dy agjencive thanë se ishin të shqetësuar nga efektet e mundshme të përhapjes së pushtimit rus. Ata përmendën rritjen e çmimeve të mallrave, ndërprerjet në tregjet financiare dhe rrezikun e nxitjes së mëtejshme të inflacionit global.

Banka Botërore ka njoftuar se po përgatit një paketë ndihme prej 3 miliardë dollarësh në muajt e ardhshëm, duke përfshirë të paktën 350 milion dollarë në javën e ardhshme. FMN-ja ndërkohë tha se do të shqyrtojë me shpejtësi kërkesën e Ukrainës për financim emergjent raporton “BBC”. Ajo gjithashtu shpreson të vërë në dispozicion 2.2 miliardë dollarë fonde deri në qershor. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!