Presidenti i Bankës Botërore, David Malpass tha se më shumë vende pritet të japin kontributin e tyre për të ndihmuar Ukrainën e shkatërruar nga lufta.
Malpass tha se Banka Botërore po punonte gjatë takimeve pranverore të BB dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar për të mbledhur një paketë ndihme prej 3 miliard dollarësh për të ndihmuar Ukrainën që të mbajë shërbimet thelbësore të qeverisë.
Situata po “evoluonte me shpejtësi”, tha ai dhe parashikoi më shumë njoftime dypalëshe për ndihmën humanitare dhe ndihma të tjera këtë javë.
Malpass tha se banka kishte disbursuar me shpejtësi rreth 600 milionë dollarë nga ndihma fillestare prej 1 miliard dollarësh e premtuar për Ukrainën dhe po punonte për të mbledhur 1.5 miliardë dollarë të tjerë në fonde bankare që ende duheshin miratuar nga bordi./abcnews.al/