Bangladeshi kërkon ekstradimin e ish-kryeministres Sheikh Hasina nga India

schedule10:17 - 18 Nëntor, 2024

schedule 10:17 - 18 Nëntor, 2024

Autoritetet e Bangladeshit do të kërkojnë ekstradimin e ish-kryeministres, Sheikh Hasina, e cila u arratis në Indi më 5 gusht, njoftoi të dielën kreu i qeverisë kalimtare, Muhammad Yunus.

Rënia e 77-vjeçares, pasoi javë të tëra demonstratash masive antiqeveritare dhe trazirave që lanë më shumë se 700 të vdekur, që kulmuan me sulmet e civilëve në rezidencën e saj zyrtare, duke e detyruar atë të ikte me helikopter.

Në fillim të këtij muaji, autoritetet njoftuan se një kërkesë do t’i paraqitej Interpolit për lëshimin e “alarmeve të kuqe” (kërkesa për arrestim dhe ekstradim) të zyrtarëve të regjimit të Hasinës që janë larguar nga vendi.

“Alarmi i kuq” është një kërkesë për gjetjen dhe kapjen e një të arratisuri, drejtuar të gjitha agjencive ligjzbatuese në botë.

Ndaj ish-kryeministres është lëshuar një urdhër arresti dhe ajo është thirrur të dalë këtë të hënën para një gjykate në Daka për t’u përballur me akuzat për “masakra, vrasje dhe krime kundër njerëzimit”.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!