–360 njerëz në Bangladesh u vranë nga sulmet e rrufeve vitin e kaluar – më shumë sesa vdiqën nga përmbytjet ose ciklonet.
–80% e viktimave ishin fermerë ose peshkatarë.
–Departamenti i vendit për menaxhimin e fatkeqësive ka mbështetur mbjelljen e 4.8 milion pemë në të gjithë vendin, për të luftuar sulmet.
–Një shkencëtar i mjedisit fajëson shpyllëzimin, përkeqësimin e ndotjes së ajrit dhe ngrohjen globale në vitet e fundit.
Qindra janë mbjellë që nga viti 2017 në një përpjekje për të luftuar kërcënimët e natyrës.
Në Bangladesh, ajri i lagësht dhe i nxehtë që rrjedh nga Gjiri i Bengalit dhe ajri më i ftohtë që zbret nga Himalajet janë “përplasur” prej kohësh në shkëndija që ndezin vetëtima, tha Murad Ahmed Farukh, një shkencëtar mjedisor në Universitetin Bujqësor Bangladesh.
Por ndërsa atmosfera nxehet si rezultat i ndryshimit të klimës dhe mban më shumë lagështi, goditjet vdekjeprurëse nga rrufeja po ndodhin më shpesh se më parë, duke kthyer rrufetë në një nga katastrofat më vdekjeprurëse të kombit të Azisë Jugore.
Vitin e kaluar, rreth 360 njerëz në Bangladesh u vranë nga sulmet e rrufeve – më shumë sesa nga përmbytjet ose ciklonet, sipas ministrisë së katastrofës së vendit. Në vitin 2016, 80 njerëz vdiqën në një ditë të vetme stuhie.
Ghior tani është një nga komunitetet i cili po përpiqet të gjejë mënyra për të zvogëluar rreziqet, pjesërisht duke mbjellë palma që mbajnë goditjet larg njerëzve.
Autoritetet lokale filluan të mbjellin farat e palmës në vitin 2017 në përgjigje të një thirrje të kryeministrit Sheikh Hasina, i cili gjithashtu kërkoi që ndërtesat të ndërtohen me sisteme tokëzimi, për të shkarkuar energji elektrike nga goditjet e rrufeve në tokë.
Masat e mbrojtjes nga rrufeja tani janë pjesë e planit kombëtar të vendit për menaxhimin e fatkeqësive .
Deri më tani, departamenti i menaxhimit të fatkeqësive në Bangladesh ka arritur të mbjellë 4.8 milion pemë në të gjithë vendin, duke tejkaluar një objektiv fillestar prej 1 milion, tha një zyrtar i agjencisë.
1.Rritja e frikës nga rrufetë
Megjithatë, rrufeja vazhdon të shkaktojë vdekje në rrethin Ghior, së fundmi 55-vjeçari Mongol Chandra Sarker pretendon se u godit nga rrufeja në gusht ndërsa ai shkoi në një pellg për t’u larë.
Abdul Baten, një fermer 57-vjeçar, tha që në momentin që fillon të bjerë shi, ai largohet nga fushat e tij.
Ndryshe nga e kaluara, “tani kthehemi në shtëpi sapo shohim retë e errëta në qiell”, tha ai.
Azad Mia, nga fshati Kalia, fajësoi “kërcënimin” që vinte nga rrufetë për prerjen e pemëve të mëdha në zonë pasi njerëzit krijuan hapësirë për shtëpi të reja ose fusha orizi.
“Tani pemët më të larta si palma, arrë betel, arrë kokosi janë zhdukur pothuajse,” tha ai.
2.Parandalimi i vdekjeve
Por ndërgjegjësimi në rritje për rreziqet mund të ketën nga rrufetë ka filluar të zvogëlojë numrin e vdekjeve. Nga mesi i shtatorit, rreth 180 njerëz vdiqën nga sulmet e rrufeve, rreth 360 vitin e kaluar, sipas shifrave të ministrisë së katastrofës.
Grupi i fushatës Dhaka Save the Society and Thunderstorm Awareness Forum tha se 246 njerëz kishin vdekur midis Shkurtit dhe Gushtit të këtij viti, bazuar në raportet e mediave.
Në 2017, numri i të vdekurve ishte 307, gati dyfishi i numrit në 2015, treguan të dhënat e qeverisë.
Mohammad Mohsin, sekretar i ministrisë së katastrofave, tha se njerëzit mësuan më shumë rreth kërcënimit dhe ata po ndërmarrin hapa për të ulur rrezikun e tyre.
“Faktori numër një është vetëdija,” i tha ai për fondacionin Thomson Reuters, në një intervistë në zyrën e tij në qendër të Dhaka.
Kjo ndikon dhe në ekonominë e vendit, tha ai. Vitin e kaluar, fermerët në Sunamganj, një lagje veri-lindore e konsideruar si “kryeqyteti rrufe” në vend, kishin vështirësi të gjejnë punëtorë në sezonin e korrjeve, tha ai.
Përvec shkaktimit të vdekjeve, goditjet e rrufesë lënë shumë dëmtimë si :plagët e djegies, humbja e dëgjimit dhe vështirësitë neurologjike, thonë ekspertët mjekësorë.
Mojibur Rahman, ende vuan humbjen e dëgjimit në veshin e djathtë dhe një djegie në anën e tij të majtë pasi rrufeja e goditi atë pesë vite më parë ndërsa po peshkonte.
“Ishte aq e fuqishme sa një ure aty pranë u rrëzua”, kujtoi momentet e goditjes nga rrufeja Mojibur.
3.Ulja ndaj rrezikut të rrufeve
Farukh, i cili ka bërë hartografinë e rrufeve në Bangladesh, fajëson shpyllëzimin, përkeqësimin e ndotjes së ajrit dhe ngrohjen globale për vdekjet nga rrufetë vitet e fundit.
“Diçka e jashtëzakonshme po ndodh në atmosferën tonë,” tha ai.
Abdul Mannan, një meteorolog në Departamentin shtetëror të meteorologjisë në Bangladesh, tha se periudha e rrezikut të rrufesë fillon në shkurt.
Mohsin, nga ministria e katastrofës, vuri në dukje se numri i vdekjeve nga rrufetë ishte më i ulët kur vendi kishte më shumë pemë të mëdha, kështu që mbjellja e pemëve mund të ishte një hap që duhej ta ndërmernin patjetër.
Shkencëtarët paralajmëruan, se pasi pemët marrin kohë për tu rritur, shtysa e mbjelljes mund të mos sigurojë mbrojtje për shumë vite, dhe ndryshime të tjera mund të jenë të nevojshme ndërkohë.
Pemët janë “një masë e qëndrueshmërisë afatgjatë. A do të prisni për 25 vite të tjera?” pyeti Farukh. “Shumë fermerë dhe peshkatarë do të vdesin deri atëherë”.
Ai vlerësoi se 80% e viktimave nga rrufetë janë fermerë dhe peshkatarë që i duhet të punojnë në ambjent të hapur.
Të vetëdijshëm për kufizimet e projektit të mbjelljes, qeveria po kërkon gjithashtu masa të tjera, duke përfshirë vendosjen e devijuesve të rrufeve – shufra të gjatë që mund të tërheqin rrufetë dhe të mbrojnë njerëzit brenda 90 metrave./abcnews.al