Banesat u rrezikohen nga ndërtimi i Unazës së Madhe, banorët e Laprakës kundërshtojnë marrëveshjen e Bashkisë

schedule17:10 - 26 Nëntor, 2022

schedule 17:10 - 26 Nëntor, 2022

Banorë të Laprakës që parashikohet t’iu shemben shtëpitë për shkak të ndërtimit të unazës së madhe kundërshtojnë marrëveshjen që iu ka shpërndarë Bashkia e Tiranës.

Një përfaqësi e tyre dolën në protestë paraditen e sotme ndërsa thanë se kontrata është e jashtëligjshme për disa arsye.

Me këtë marrëveshje që iu ka shkuar rreth 150 familjeve të cilët banesat I kanë pa dokumente pronësie, banorët thonë se autoritetet vendore dhe qendrore kanë shkelur fjalën e dhënë.

Që të firmosin kontratën me bashkinë për ti hapur rrugë ndërtimit të unazës së madhe banorët kanë disa kërkesa.

Nga sheshi “Shqiponja” deri në Shkozë, projekti i unazës së madhe në Tiranë prek rreth 640 banesa.

Në këtë zonë të Laprakës parashikohet të shemben rreth 235 shtëpi prej të cilave 100 janë të legalizuara./Abcnews.al./