Reshjet që kanë përfshirë vendin ditën e shtunë kanë sjellë probleme në zonat ku intesiteti ka qenë më i lartë. Raportohet se në Memaliaj, si pasojë e reshjeve, janë paraqitur probleme me banesat.
Dy shtëpi pranë Kishës së qytetit janë përmbytur nga ujërat ndërsa forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë për largimin e banorëve dhe të ujit. Raportohet se përmbytjet mund të jenë shkaktuar si pasojë e ndërhyrjeve që ka bërë bashkia e Memaliajt.
Kjo e fundit i ka lënë rrugët gropa-gropa ndërsa nuk është bërë asnjë investim për kanalizime apo sistemimin e zonës. /abcnews.al/