Një ngjarje e rëndë është shënuar në Devoll. Një zjarr masiv ka përfshirë një banesë në fshatin Poloskë ku për pasojë ka humbur jetën një 89 vjeçare.
Sipas policisë banesa është përfshirë nga flakët gjatë orëve të natës ndërsa brenda saj ka qenë e moshuara e cila jetonte e vetme prej vitesh.
Mësohet se viktima është Nezaqet Gjoza. Ndërkohë policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për shkakun dhe sqarimin e rrethanave./abcnews.al