Bandat në Haiti paralajmërojnë luftë civile nëse kryeministri nuk jep dorëheqjen

schedule08:57 - 6 Mars, 2024

schedule 08:57 - 6 Mars, 2024

Kreu i një aleance bandash paralajmëroi për shpërthimin e një “lufte civile” në Haiti nëse kryeministri Ariel Henry mbetet në pushtet, pas rritjes së dhunës javën e kaluar.

“Nëse Ariel Henry nuk jep dorëheqjen, nëse komuniteti ndërkombëtar vazhdon ta mbështesë, ne do të shkojmë drejtpërdrejt në një luftë civile që do të çojë në gjenocid”, tha Jimmy Serizier.

Bandat e armatosura rëndë, të cilat kontrollojnë sektorë të tërë të Haitit, duke përfshirë lagjet në kryeqytetin Port-au-Prince, njoftuan javën e kaluar se do të nisnin sulme të koordinuara për të detyruar qeverinë të jepte dorëheqjen.

Që atëherë, ata kanë shumëfishuar sulmet e tyre, duke përfituar nga mungesa e kryeministrit, i cili ndodhej jashtë vendit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!