Bandat në Haiti nisin të djegin stacionet e policisë

schedule15:42 - 7 Mars, 2024

schedule 15:42 - 7 Mars, 2024

Bandat që po kërkojnë shkarkimin e kryeministrit të Haitit, Ariel Henry, kanë filluar të djegin stacionet policore në kryeqendër, Port-au-Prince, raporton “BBC”.

Stacioni policor që gjendet në zonën tregtare Salomon është i fundit që është shënjestruar, kanë bërë të ditur mediumet lokale. Bandat kanë nisur sulmet kur kryeministri Henry udhëtoi javën e kaluar për në një samit rajonal.
Trazirat kanë paralizuar trafikun ajror, dhe kanë penguar kthimin e kryeministrit. Henry tentoi të kthehej të martën në Port-au-Prince, por aeroplani me të cilin po udhëtonte u desh të ulej në Porto-Riko. Aeroporti ndërkombëtar në Haiti ishte mbyllur pasi ushtarët po tentonin të ndalnin sulmet e bandave të armatosura.

Autoritetet e aviacionit civil në Republikën Dominikane po ashtu nuk lejuan aterimin e aeroplanit me të cilin po udhëtonte Henry. Henry nuk ka dhënë asnjë deklaratë publike që nga vizita e tij në Kenia.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!