Avokatja Enida Bozheku, në emisionin “360 Gradë” në ABC News foli për bandën e panjohur e minave me sahat, ku tha se shërbejnë për të frikësuar.
Sakaq ajo theksoi se këto shpërthimet me mina janë mesazhe për shtetin, ku kërkojnë të thonë “ne kemi mekanizëm të sofistikuar, na lini të qetë”.
“Ka një element frike që indinjohet në popullatë. Në vende që ndodhin shpërthime, njerëzit afër dinë diçka. Këto janë tendencë për ti thënë shtetit ‘ne kemi mekanizëm të sofistikuar, i thonë shtetit na lër të qetë”. Unë mendoj se është mesazh për shtetin“, tha avokatja. /abcnews.al