“Balotelli i çuditshëm, ndiqte njerëzit me çakmak t’i digjte! S’dihej çfarë shpikte”

schedule08:20 - 24 Nëntor, 2021

schedule 08:20 - 24 Nëntor, 2021

Mario Balotelli është nga ata tipat që nuk ndryshojnë ndonjëherë. E ka treguar ndër vite. Kur të gjithë mendonin se ai ishte pjekur, mënjeherë ndodhte diçka që për çudi nuk habiste askënd.

Për Balotellin së fundmi ka folur edhe finlandezi Simon Krabb, i cili e ka pasur sulmuesin shok skuadre tek Brescia. “Balotelli ishte një tip pak i çuditshëm. Tek Brescia askush nuk fliste anglisht dhe herën e parë përkthyesi im ishte Mario Balotelli.

Kujtoj se në fillim gjithçka ishte e pabesueshme. Kur shkova në Itali ishte një dimër shumë i bukur, debutova kundër Milanit dhe u kualifikova me Finlandën në kampionatin Europian. Pastaj erdhi Covidi dhe gjithçka ndryshoi”, shprehet për Expressen Krabb.

Më tej ai vazhdon të flasë për Supermarion: “Direkt mendova se ishte një djalë i mirë. Në fillim ishte si një kapiten për skuadrën. Pastaj erdhi mbyllja dhe u zhduk paksa. Ishte pak i çuditshëm, ndiqte njerëzit me çakmak dhe llak flokësh për t’u vënë zjarrin. Nuk e dije kurrë se çfarë do të shpikte”. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!