Trajneri i Italisë, Roberto Mancini, është rikthyer të flasë për Mario Balotellin. Ish-sulmuesi i Interit dhe Milanit aktualisht është pa ekip, që kur u largua nga Brescia sezonin e kaluar, pasi klubi italian ra në Serie B.
Teknikut i vjen shumë keq për situatën ku ndodhet Balo, si dhe thekson se nëse ai do të kishte vepruar më me kujdes, tashmë do të ishte në kulmin e formës së tij. “Më vjen shumë keq për të, sepse Balotelli tashmë është plot 30-vjeç dhe do të ishte në kulmin e tij për sa i përket nga ana teknike.
Nuk e kuptoi se si përfundoi në këtë gjendje dhe nuk mund të gjejë dot një ekip. Është e vërtetë që nuk ka bërë mirë vitet e fundit, por cilësitë e tij teknike do të ishin të dobishme për ekipin kombëtar”, deklaron Mancini për “SportLab”.
“Ai duhet të përpiqet të kuptojë se është me shumë fat. Loja e preferuar kur ka qenë fëmijë, tashmë është bërë puna e tij dhe këtë gjë duhet ta shfrytëzojë në maksimum. Karriera si futbollist zgjat shumë pak, përveç rastit të Zlatan Ibrahimovic”, përfundon trajneri i kombëtares italiane. /abcnews.al

