Balotazh i primareve në Tiranë, analistët në ABC Live: Cili fiton

schedule14:17 - 5 Dhjetor, 2022

schedule 14:17 - 5 Dhjetor, 2022

Garën e primareve në Tiranë, gazetarët Poli Hoxha dhe Neritan Alibali e shohin të mbyllur dhe sipas tyre fitues do të jetë Belind Këlliçi.

Në një bisedë në studion e ABC Live me gazetaren Sibora Bitri, gazetari Poli Hoxha u shpreh që ‘garën e shoh të mbyllur, diferenca është shumë e madhe, Ilir Alimehmeti duket se e ka më shumë morale garën sesa pragmatiste.

Arsyet se pse fitoi Këlliçi dihen. Është i përzgjedhuri i Berishës dhe Metës, i duhet për tu identifikuar, më pikanti i nxjerrë që në 2015 për këtë arsye. Nga ana tjetër, duhet ti heqësh kapelen, është më operativ, ka lobim, dhe e ndjek lobimit, dhe nuk shikoj asnjë surprizë’, tha Poli Hoxha.

Ndërkohë Neritan Alibali u shpreh që ‘Këlliçi është njeri politik, i mbështetur nga baza, është specialist, e nuhat elektoratin, di të përballet, duket si nga njerëzit më të moderuar të mbështetësve të Berishës.

Alimehmeti është një kandidat i bukur, do të hynte më shumë në elektoratin gri, por nuk e di sesa vota do të merrte nga simpatizantët e PD. Kanë qenë dinjitozë të gjithë, të paktën 3 kandidatët kryesorë’.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!