Qeveria kineze tha se SHBA-ja, duke rrëzuar balonën kineze që fluturonte mbi territorin e saj, “preku dhe dëmtoi seriozisht” marrëdhëniet dypalëshe.
“Veprimet e SHBA-së kanë ndikuar dhe dëmtuar seriozisht përpjekjet dhe përparimin e të dyja palëve për të stabilizuar marrëdhëniet kino-amerikane pas takimit të Balit” midis presidentëve Joe Biden dhe Xi Jinping, tha në një deklaratë zëvendësministri i Jashtëm kinez Xie Feng.
Ushtria amerikane rrëzoi të shtunën, në brigjet e Karolinës së Jugut, këtë balonë kineze, e cila, sipas Pentagonit, ishte spiune dhe synonte të mblidhte informacione të ndjeshme.
Incidenti shkaktoi një krizë diplomatike midis Pekinit dhe Uashingtonit, me anulimin në minutën e fundit të një vizite në Kinë nga Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken.
Pekini pohon se balona kishte për qëllim të përdorej për qëllime politike dhe akuzoi SHBA-në për “reagim të tepruar” duke e rrëzuar atë.
Qeveria kineze “po monitoron nga afër zhvillimin e situates”, theksoi ministri kinez.
/abcnews.al