Balluku zbulon muajin kur do të hapet tuneli i Llogarasë

schedule11:49 - 22 Korrik, 2022

schedule 11:49 - 22 Korrik, 2022

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka bërë me dije se tuneli i Llogarasë do të jetë i hapur në shkurt të vitit 2023.

Në një mbledhje me kryetarët e bashkive në Pogradec, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Rama, Balluku tha se 5.9 kilometra që ka ky tunel, do happen plotësisht në shkurt.

“Sa i përket tunelit të Llogarasë, është hapur në 14 nëntor të vitit 2021 si kantier dhe sot jemi me më shumë se 2400 metra në 7 muaj për shkak të gjeologjisë të mirë. Ka kosto të shtuara për shkak të mungesës së ujit, por nuk do të reflektohen në kostot finale. Në fund të muajit shkurt, tuneli i Llogarasë do të ketë dritë. Pra do të hapen plotësisht të 5.9 kilometrat që ka ky tunel”, tha ministrja. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!