Balluku në Drejtorinë e Shërbimeve të Transportit Rrugor: Synimi, t’i shërbejmë qytetarëve në mënyrë cilësore

schedule13:07 - 21 Shkurt, 2023

schedule 13:07 - 21 Shkurt, 2023

KORÇË- Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka inspektuar sot godinën e re të Drejtorisë së Shërbimeve të Transportit Rrugor. Balluku tha se synimi kryesor është përmirësimi i shërbimeve për qytetarët në gjithë vendin pa dallim.

“Jam e surprizuar se këtë projekt e kemi nisur bashkë dhe ka qenë një shkëmbim mes kolegësh duke treguar mirëkuptim të plotë. ARRSH lëshoi pronën e vet dhe ne bëmë një procedurë në të mirë të qyqarëve të Korçës dhe të gjithë që vijnë të marrin shërbim këtu. Synimi ynë është të shërbejmë në mënyrë sa më cilësore. Unë ju përgëzoj për të gjithë punën që është bërë këtu. Shpresojmë që të vazhdojmë kështu”, tha ajo.

Kreu i DPSHTRR-së Blendi Gonxhe tha se po punohet me arkivat e drejtorive, me qëllim digjitalizimin e tyre dhe uljen e përdorimit të letrës. Sipas tij, ka filluar të kryhet skanimi i të gjithë regjistrave.

“Jemi në situatën që po administrojmë dhe të ulim përdorimin e letrës. Duhet të kemi një mendësi krejt tjetër me letrën. Duhet të ndryshojmë mentalitetin dhe skemën e shërbimit që po bëhet. Po skanojmë regjistrin dhe po indeksojmë regjistrat”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!