Ministrja e Energjisë Belinda Balluku ka deklaruar se bllokimi I rrugës Milot-Lezhë nuk erdhi për shkak të reshjeve të dëborës por si pasojë e stuhisë.
Ajo tha se nuk është koha për të bërë politikë me një situatë të tillë, ndërsa shtoi se problematika nuk është krijuar për shkak të borëpastrueses, por prej mjeteve të prishura dhe atyre të tonazhit të rëndë.
“Këtu nga aksi Tiranë-Elbasan kam kërkuar sot vëmendjen nga mediat për të thënë se të gjitha akset nacionale janë të aksesueshme. Policia vazhdon dhe këshillon drejtuesit e automjeteve pasi Shqipëria ndodhet në një situatë të motit ekstrem. E kemi thënë edhe dje. Kemi komunikuar me drejtuesit e mjeteve. Kemi bërë ndalimin e mjeteve të tonazhit të rëndë. Shteti ka qenë në këmbë.
Qindra mijëra punonjës, por edhe të OSHEE, edhe të transmetimit kanë qenë në krye të detyrës dhe ndoshta vend për kritika ka gjithmonë. Por duhet ditur puna dhe kontributi i atyre që kanë qenë në terren. Kjo nuk ka të bëjë me detyrën time por duhet kuptuar puna e qindra mijëra burrave. Edhe ata burra që kanë qenë dje në aksin Milot Lezhë.
Nuk është koha për të bërë politikë. I keni informacionet e gabuara. Nuk ka qenë aksi Milot Lezhë I zënë për shkak të dëborës por për shkak të stuhisë. Borëpastrueset kanë qenë aty. Nga momenti i parë dhe problematika nuk ka qenë me borëpastrueset. Problematika ka qenë me automjetet e prishura dhe automjetet e tonazhit të rëndë. Ju lutem mos i përdorni akset e rrezikshme për të lëvizur”, tha Balluku./mv.abcnews.al