Balluku prezanton rrugën që prek 4 bashki dhe “thumbon” PD-në: S’do e lëmë pas 10 vitesh

schedule19:28 - 19 Dhjetor, 2020

schedule 19:28 - 19 Dhjetor, 2020

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku prezantoi sot projektin e rrugës Berat-Ballaban, Këlcyrë, që sipas saj do të transformojë rrënjësisht zonën.

Një aks shumë i rëndësishëm, që jo vetëm shkurton kohën e udhëtimit, nga Berati në Përmet e më tej në Gjirokastër, por edhe nxit zhvillimin e turizmit në këtë zonë mrekullish natyrore dhe trashegimie historike e kulturore” tha ministrja.

Një “thumb” Balluku e kishte edhe për PD-në kur ishin në pushtet. “Të gjitha bashkitë që do të përfitojnë nga ky projekt dhe të gjithë komunitetet do ta përfitojnë në afatet e deklaruara dhe jo në “kalendat greke”, si zakonisht jemi mësuar, që projekte të nisura në 2008 kemi arritur t’i dorëzojmë për përdorim pas 10 vitesh” tha ajo./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!