Balluku për debat me Gjonin në Parlament: Je djalë me edukatë, mos mu drejto me “ej dhe mi”

schedule11:06 - 20 Maj, 2021

schedule 11:06 - 20 Maj, 2021

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku është përplasur në seancën e sotme plenare me deputetin Ralf Gjoni.

Ministrja po fliste për projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10.304, date 15.07.2010 “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar”,  në momentin që deputeti Gjoni ndërhyri duke pyetur se cila kompani e sponsorizon këtë projektligj.

Balluku i kujtoi Gjonit që fushata ka mbaruar dhe për këtë arsye nuk duhen bërë pyetje retorike por duhet proceduar me miratimin e projektligjit.

“Çfarë e ke këtë ej ej? Tani nëse keni diçka për të thënë flisni konkretisht, po ju them qe fushata elektorale ka përfunduar. Ne sjellim ligjet në komision të ligjeve. Një djalë me edukatë pse duhet të flasë me ej, mi etj etj. Mos më ndërprit je djalë me kulturë. Ne nuk punojmë me sponsorizime i dashur Ralf. Pyetjet retorike i takojnë fushatës elektorale dhe jo parlamentit.” sb/abcnews.al/