Balluku: Në SPAK për të denoncuar djegësit. Zv\kryeministrja: Që drejtësia të ndajë të ndershmit nga abuzuesit

schedule19:58 - 15 Maj, 2024

schedule 19:58 - 15 Maj, 2024

Në mbështetje të drejtësisë për zbardhjen e dosjes së inceneratorëve ka dëshmuar në SPAK këtë të mërkurë zëvendës kryeministrja Belinda Balluku.

Pas daljes nga prokuroria e Posacme Balluku tha se dosja e djegësave ka bërë pis të madh e të vogël, dhe se dëshmia e saj është kontribut në zbardhjen e së të vërtetës për të ndarë të ndershmit nga abuzuesit.

“Ishte një thirrje sa  i përket dosjes 255, që është inceneratori i Tiranës. Duhet të jepja disa sqarime që besoj të kenë shërbyer në zbardhjen e kësaj dosje. Qeveria ka punën e saj, parlamenti ka punën e tij, drejtësia ka punën e saj. Ne jemi këtu për ta mbështetur, padyshim. Kjo është dosje që ka bërë pis të madh e të vogël dheka ardur koja të zbardhet, për të ndarë të mirën nga e keqja, punën e ndershme nga abuzimi i pafalshë”, theksoi ajo./abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!