15 mijë abonentë kryesisht në zonat veriore vijojnë të kenë mungesë të energjisë elektrike për shkak të motit të keq.
Gjatë inspektimit për riparimin e dëmeve në fiderat e dëmtuar në zonën e Farkës Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku kërkoi angazhim që defektet të riparohen sa më parë.
Balluku vlerësoi angazhimin dhe furnizimin me energji të hidrovorëve të cilët kanë ndikuar në uljen e pasojave të përmbytjeve në vend.
Për të përballuar situatën nga moti i keq në gatishmëri janë vënë 1700 punonjës të cilët ndërhyjnë në terren në rastet e defekteve./abcnews.al