Ministrat e komunitetit të energjisë u mblodhën në Parkun Kombëtar të Vjosës, ku diskutuan për sigurinë energjitike dhe njëkohësisht mbrotjen e klimës.
Zv.Kryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Energjitikës tha se diskutimet u fokusuan në standartet që duhet të plotësojnë vendet për prodhimin e energjisë së rinovueshme në kuadër të negociatave për anëtarësim në BE.
Artur Lorkowski, drejtor i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë. vuri theksin në nevojën e shtimit të prodhimit të energjisë së gjelbër si një kusht drejt BE-së.
“Është i rëndësishëm përparimi i tranzicionit të energjisë së gjelbër në përputhje me objektivat e Marrëveshjes së Gjelbër të BE-së”, theksoi ai.
Ministrat e rajonit të Energjisë dhe Mjedisit diskutuan ndër të tjera edhe për masat parapërgatitore në sektorin e energjisë për stinën e dimrit dhe udhërrëfyesi i dekarbonizimit./abcnews.al