Ministrja e Infratrukturës dhe Energjisë, njëherësh zëvendëskryeministre, kërkoi ‘rifreskimin’ e masave për emergjencave civile.
Në takimin me prefektët e qarqeve, ministrja Balluku theksoi se prefekturat duhet të bashkëpunojnë me shumë me strukturat e emergjencave civile.
“Jemi duke punuar për t’i dhënë një tjetër aspekt vizitë të gjithë zonës bregdetare të Fierit dhe duke marrë masat për sigurinë e sezonit, përfshirë edhe sigurisë ushqimore, e cila është e rëndësishme pasi rankohemi si një nga vendet me kulinarinë më interesante në Evropë. Duhet të jetë në qendër të vëmendjes siguria ushqimore. Nga ana tjetër, të kemi një plan masash të mirëfilltë për emergjencat civile. Ndryshimet klimatike s’po kursejnë askënd. Të gjithë njësitë, prefekturat duhet të rifreskojnë planin e masave dhe të kenë angazhim me emergjencat civile.
Çështja tjetër mbetet lufta kundër kultivimit, ministri do të jetë në krye të këtij aksioni. Siguria dhe rendi publik, do te ndanim me ju disa risi që jemi pranë për t’i realizuar si projekti i ministrisë së Brendshme paketa Smart City, të cilat do t’i ofrojnë zonave urbane mbulim të plotë me CCTV dhe këto materiale që prodhohen nga kamerat do të kenë edhe qendrat e përpunimit të të dhënave. Janë qendra monitorimi për rendin dhe qetësinë publike. Kemi edhe projektin për monitorimin e akseve kombëtare.”, tha Balluku./abcnews.al


