Balluku hap garën për ndërtimin e aeroportin e Sarandës: Kuksianët me avion për pushime

schedule15:20 - 30 Korrik, 2021

schedule 15:20 - 30 Korrik, 2021

Është hapur gara për ndërtimin e aeroportit të Sarandës. Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku gjatë një konference për mediat ka njoftuar se gara do të qëndrojë e hapur nga dita e nesërme 2 gusht deri më 23 shtator të këtij viti. Të gjithë kompanitë e interesuara për këtë koncesion duke nisur nga nesër mund të aplikojnë për të fituar të drejtën e ndërtimit të këtij projekti ambicioz.

Sipas Ballakut ky projekt pritet të përfundojë për 3-4 vite, ndërsa sipas saj në aeroportin e Sarandës do të kryhen edhe fluturime brenda vendit si nga aeroporti i Kukësit për në Sarandë.

“Aeroporti i Sarandës dhe dy aeroportit e tjera. Do i shtohen kësaj hapësire se zhvillimi i aviacionit është kolonë e fortë. Saranda është me interes të shtuar”

“Presim që numri të shkojë në 1 milion pasagjer dhe kjo është shifra më e pakët skenari bazik. Në Sarandë presim që në 3 – 4 vite në momentin e laborimit të këtij projekti të presim mbi 1 milion pasagjerë. Nga 2 gusht deri më 23 shtator gara do të jetë e hapur, për të gjithë kompanitë që kërkojnë këtë koncesion. Investitori do të ketë mbështetje totale të qeverisë. Shpronësimet po fillojnë. “

“Mund të udhëtohet edhe nga Kukësi në Sarandë. Edhe pushime e pas 3-4 viteve. Qytetarët e veriut apo ata nga Kosova dhe të tjerë mund të fluturojnë nga Kukësi në Sarandë. Aeroporti do -të jetë ndërkombëtar sezonal 7-8 muaj në vit. Por do vlejë edhe për udhëtimin ndërkombëtare dhe brenda vendi.” Tha Balluku. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!