Balluku: Energjia një pjesë e rëndësishme e Samitit

schedule14:12 - 6 Dhjetor, 2022

schedule 14:12 - 6 Dhjetor, 2022

Në një lidhje direkte me ABC Live ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku theksoi që energjia është një nga çështjet më të rëndësishme që po diskutohet në Samitin e BE.

Menjëherë pas konferencës së mbajtur pas firmosjes së marrëveshjes për heqjen e tarifave Roaming, ministrja Balluku theksoi që fasha e energjisë është në fuqi deri më 31 dhjetor, më pas duhet të mblidhemi për të marrë një vendim tjetër.

Sipas saj muaji dhjetor është muaji i cili ka një rritje të konsumit, qoftë për shkak të temperaturave të ulëta, qoftë për shkak të festave.

Sipas saj, aktualisht Shqipëria është duke e prodhuar të gjithë energjinë e saj vet, nuk po eksportohet nga jashtë dhe po vazhdojmë duke pasur prurje të reja. Kështu që qeveria nuk ka ndërmarrë veprime të tjera shtrënguese për kursimin e energjisë./Abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!