Balluku-Bushatit: Ju e shkatërruat sistemin elektroenergjetik, hiqni dorë nga gënjeshtrat

schedule16:57 - 21 Prill, 2022

schedule 16:57 - 21 Prill, 2022

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka debatuar ashpër me deputetin demokrat Helidon Bushati në parlament, sa i përket tenderit për prodhimin e energjisë elektrike të fituar nga një kompani amerikane.

Duke folur nga foltorja e parlamentit Balluku hodhi poshtë akuzat e Bushatit se me këtë tender ëhstë bërë vjedhje, duke theksuar se sot të gjithë shqiptarët e dinë fare mirë se kush gënjen.

Ajo tha se shkatërruesit e vërtetë të sistemit të energjisë janë demokratët të cilët kur ishin në pushtet privatizuan 4 nga HEC-et e mëdhenj të prodhimit të energjisë në shkëmbim të tvsh-së, duke e cilësuar këtë si një nga skandalet më të mëdha.

Ministrja Balluku ju bëri thirrje demokratëve që të mos gënjejnë më por të fillojnë dhe të punojnë realisht për shqiptarët.

“Ju që morët dhe privatizuat 4 nga hidrocentralet energjetike. E di si privatizuat në shkëmbim të tvsh-së, nuk e di se në cilin planet ndodh. Ju privatizuat Bistrica 1, Bistrica 2, Ulzën dhe Shkopetin. Shkatërruat sistemin elektroenergjetik shqiptar. Ju i keni mbajtur shqiptarët në errësirë, sot ndërpritet UBS e parlamentit dhe ka një ilaritet të paparë. Thirrini mendjes, punoni për këtë popull dhe lërini dënglat”, tha Balluku.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!